Klan News - Debate e ofendime mes deputetëve në Parlament

Klan News - Debate e ofendime mes deputetëve në Parlament

RTV KLAN

54 года назад

689 Просмотров

“Mollë sherri” mes palëve politike në Parlament është bërë kërkesa e Grupit Parlamentar të PD për një interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me Florian Coldea, për të cilin demokratët shpjegim se përse kreu i qeverisë ka emëruar këshilltar të jashtëm një ish-agjent sigurimi dhe një person që akuzohet në Rumani për trafik droge.

Demokrati Gazment Bardhi kërkoi sqarime nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla për mospërfshirjen e interpelancës në rendin e ditës, por ndërhyrjet e deputetit socialistë Erion Braçe degjeneruan debatin deri në fyerje personale.

Përgjigja për Bardhin lidhur me emërimin e Coldea si këshilltar i jashtëm i kryeministrit erdhi nga kryetari i grupit parlamentar i  PS, Bledi Çuçi.

Bledi Çuçi, kryetar i Grupit Parlamentar të PS: Nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme pa diskutim ajo është një çështje e Rumanisë, jo e Shqipërisë. Në momentin që kryeministri është i informuar për këtë gjë sigurisht që nuk e ka më këshilltar, e ka larguar nga këshilltar.

Pas debateve, socialistët rrëzuan me votë kërkesën e demokratëve për interpelancë me kryeministrin Rama.

Edhe ky votim solli reagimin e demokratëve të cilët për pak minuta bllokuan foltoren duke fyer kryeparlamentaren që të vendos ndërprerjen e seancës për disa  minuta.

Interpelanca e vetme e kërkuar nga demokratët që u zhvillua në këtë seancë parlamentare ishte ajo me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, lidhur me skandalin te spitali Onkologjik.

Në interpelancën me tone te qeta, deputetja demokrate tha se skandali te onkologjiku tregoi degradimin e sistemit të shëndetësisë duke bërë përgjegjës qeverinë “Rama”.

Zheni Gjergji, deputete e PD: Të gjithë e pamë shkakun e së keqes, ishte korrupsioni qeveritar dhe në fund i disa mjekëve, bluzën e bardhë të të cilëve e ndot shpesh propaganda politike.  

Në përgjigje të demokrates, ministrja Koçiu akuzoi opozitën se po politizonte çështjen, ndërsa theksoi se çdo mjek që abuzon me detyrën do të marrë ndëshkimin nga drejtësia.

Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë: Kushdo që provohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri, as me familjen politike. Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë.  

Pavarësisht skandalit, Koçiu vlerësoi punën që bëhet te Onkologjiku, duke thënë se shumë shpejt spitali do të ketë dhe pajisje të reja të cila do u vinë në ndihmë qytetarëve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Тэги:

#albania #klan #klan_news #klan_youtube #lajme #rtv_klan #shqiperi #albana_koçiu #Bledi_Çuçi #Edi_Rama #Gazment_Bardhi #interpelanca #Kuvendi_i_SHqiperise #parlamenti #Seanca_plenare #zheni_gjergji
Ссылки и html тэги не поддерживаются


Комментарии:

@KotKot1123
@KotKot1123 - 04.07.2024 17:31

Pron te vetetn e ka bardhi parlamentin

Ответить